Sorry, no posts matched your criteria.

Çfarë dhurate do të ishte ideale për 8 Marsin?

Përgjatë viteve, Dita Ndërkombëtare e Gruas, 8 Marsi, e ka humbur kuptimin politik dhe është bërë një ditë feste (në Shqipëri si e tillë është njohur gjithmonë) dhe një ditë kur të gjithë meshkujt shprehin dashurinë e tyre për femrat më të shtrenja të jetës.

Më 8 Mars çdo gruaje duhet ti dhurojmë dhurata, trëndafila, qetësi shpirtërore dhe lumturi.

Po çfarë mund ti dhuroni personit të shtrenjtë në këtë ditë të shënuar?

1.Lule në të gjithë shtëpinë
Thjeshtë gjithçka e mbushur me lule natyrale, në çdo kënd të shtëpisë. Pasi ajo të kthehet nga puna, askush nuk mund ta zëvendësojë aromën dhe atmosferën e luleve. Do të jetë gjithçka e bukur dhe ajo do të ndihet si princeshë.

2. Një set me produkte kozmetike
Mbetet gjithmonë një variant i dashur për femrat: parfum, kremra për trupin dhe flokët, maska të të gjitha llojeve, shampoo etj. janë gjithmonë dashuri për femrat.

3. Një çantë ndryshe nga të tjerat
Ka shumë çanta? Cila femër nuk ka dhe nuk do të tjera? Një model i ri, kujt nuk do t’i pëlqente? Një çantë e vogël dore nga Rebeça Minkoff vjen në shumë variante ngjyrash. Me lëkurë origjinale dhe madhësi mesatare, kjo do të ishte një zgjidhje e zgjuar.

4. Bizhuteri
Nuk ka grua në botë që nuk i dashuron bizhuteritë, një set me një varëse fine, vathë dhe unazë do të ishte e përkryer.



5. Një dhuratë e personalizuar
Për dikë që punon në zyrë, një dhuratë e personalizuar do të ishtë ide mjaft e mirë. Çfarë mund të jetë? Një kartëvizitë e mbushur me komplimente apo me fraza e shprehje të saj gjatë ditëve të punës. Por një dhuratë enkas për të do të ishte gjeniale edhe për një nënë të përkushtuar ndaj shtëpisë dhe fëmijëve. E sigurt që do të kënaqet!

6.Mëngjes dhe një kartolinë në të

Kjo mund të jetë dhurata e parë e ditës. T’i thuash fjalët më të ëmbla njeriut më frymëzues të jetës, të paktën në një ditë, mund të jetë një lumturi më vete për të. Mos harro! Femrat duan të ndihen të përkëdhelura. Shkruani së bashku me fëmijët disa mesazhe dashurie në një pusullë dhe tregojani në mëngjes zonjës suaj. Më pas, përgatiteni bashkë me fëmijët mëngjesin dhe dërgojani në shtrat, së bashku me një buqetë unike lulesh.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com