Çfarë dërgoi Meghan Markle në funeralin e Princ Philip-it
Ditën e djeshme iu dha lamtumira e fundit princit Philip, bashkëshortit të ndjerë të mbretëreshës së Britanisë, Elizabeta II.
Në ceremoninë e varrimit morën pjesë 30 persona për shkak të kushteve të pandemisë.
Ato dukeshin të zymtë teksa po ecnin në heshtje pas Land Rover-it, duke mbajtur arkivolin e gjyshit të tyre ndërsa të dy kishin veshur kostume të zeza.
Gjithashtu Princ Harry dhe vëllai i tij u panë për herë të parë bashkë që nga marsi i vitit 2020, që pas largimit të Dukës nga jeta mbretërore. Mediat e huaja kanë raportuar se Meghan ka ndjekur ceremoninë e varrimit nga shtëpia kjo pasi për shkak të shtatëzanisë, mjeku e ka këshilluar të mos udhëtojë. Ajo i ka dërguar princit Philip një kurorë me lule dhe i ka shkruar me shkrim dorë një kartolinë.
Lulet e zgjedhura nga Meghan ishin disa lloje, por të gjitha kanë simbolikë. Royal Marines dhe Acanthus mollis, janë lulet kombëtare të Greqisë, shteti ku Duka ka lindur. Nuk munguan as Campanula, që simbolizojnë mirënjohjen dhe dashurinë e përjetshme. Rosmary për të simbolizuar përjetësinë e figurës së princit dhe lavander për devocionin e tij. Ndërsa disa trëndafila ishin vendosur për nder të muajit të lindjes së Princ Philip.