Sorry, no posts matched your criteria.

 Është një nga këngëtaret më të pasura në botë por pavarësisht faktit se mund të ketë çdo gjë që dëshiron ajo ka vendosur që vetë të prodhojë diçka në të cilën ka gjetur veti shëruese.  Beyonce ka zbuluar se po ndërton një fermë me bletë.  “Një nga momentet e mia më zbavitëse si nënë është kur gjeta një ditë Blue në vaskë me sy të mbyllur duke përdorur përzierjet që unë kam krijuar dhe duke u relaksuar, duke marrë kohë për veten. Kam kaq shumë për t’iu treguar dhe të gjitha shumë shpejt”, tha ajo.  Beyonce tha se përzierjet janë të prodhuara në shtëpi, duke thënë se “gjeta veti shëruese në mjaltë nga të cilat përfitoj unë dhe fëmijët e mi dhe tani jam duke ndërtuar një fermë kërpi dhe mjaltë”.  “Unë madje kam koshere në çatinë time! Dhe jam shumë e lumtur që vajzat e mia do të kenë shembullin e atyre ritualeve nga unë”, përfundoi diva e muzikës. 

Sindi Loci ishte një nga vajzat që realizoi takime me meshkuj të ndryshëm brenda programit por që nuk arriti të dalë e “përputhur”.  Ish-konkurrentja pak kohë pas daljes nga programi deklaroi se ka nisur një lidhje të re dashurie por nuk ka zbuluar kurrë asnjë detaj.  Kjo ka bërë që ndjekësit të hedhin dyshime se Sindi ka të dashur madje edhe i kanë shkruar duke ia thënë në sy se mendojnë se po gënjen për lidhjen e re.  Në pyetjet e shumta se kur do ta postojë të dashurin ish-konkurrentja ka thënë se do ta mbajë private ndërsa atyre që po dyshojnë në vërtetësine e saj Sindi i është përgjigjur po ashtu duke tentuar t’i bindë se po kalon një periudhë të mirë. 

Drago Savulescu është lënë i lirë. Pas arrestimit të bujshëm në ishullin grek Mykonos dhe lajmit që pushtoi mediat ditën e hënë, biznesmeni rumun, bashkëshorti i Angela Martinit është i lirë nga autoritetet greke pasi është verifikuar që çështja e tij është mbyllur në Itali.  Gjykata italiane e ka marrë vendimin për Dragos Savulescun, përkundër çdo pretendimi nga autoritetet rumune dhe gjithçkaje tjetër është shkruar në media.  Lajmi për arrestimin e tij u bë i ditur nga mediat rumune, të cilat e trajtuan ndalimin e Savulescut, si arrestimin e një personi në kërkim, pa marrë parasysh udhëtimet e tij të mëparshme në qytete europiane, konform rregullave të Interpol.  Gjatë ditës së sotme Dragos është lënë i lirë nga autoritetet greke duke qenë se vendimi për të është marrë tashmë në gjykatën e një shteti europian dhe pretendimi i gjykatës rumune në këtë rast bie poshtë. 

Eni Vasili moderatorja më e dashur për publikun është bërë një muaj më parë nënë për herë të parë duke sjellë në jetë dy vajza binjake, të cilave ju vendosiemrat Nikol dhe Sofi.  Momentet më të bukura, të dokumentuara në fotografi i mblodhi të gjitha bashkë dhe i publikoi në Instagram ku dhe tregoi tortën ngjyrë rozë me emrat e vogëlusheve, këmbët dhe duart e tyre të vockla. Në këtë kolazh nuk kishte si të mungonte dhe një foto mjaft e ëmbël e moderatores me dy vogëlushet e saj. 

Ava Max sot gëzon një sukses të jashtëzakonshëm në skenën muzikore botërore.  Por para se të bëhej e famshme ajo ka punuar një punë normale në Amerikë edhe pse ëndërr e kishte muzikën.  “Kështu fillova të gjej një punë të zakonshëm me orar 9:00-17:00. Pastaj nisa të pushohesha nga puna – nuk isha shumë i mirë në asnjërën prej tyre”, tregon ajo.  Këngëtarja provoi një qëndrim të shkurtër si recepsioniste e sallonit të thonjve, por ajo u pushua nga puna pasi ishte e dobët në matematikë.  “Nuk isha shumë e mirë në të, sepse duhej të bëja llogaritje. Kështu që kalkulimi nuk ishte arma ime e fortë”, thekson ajo.  Përfundimisht, shqiptarja filloi një punë tjetër, të shiste drejtues flokësh në një kiosk të një qendre tregtare. Ajo e përshkruan këtë përvojë pune si “argëtuese”, por tha se iu desh ta linte punën, për shkak se qortohej nga shefi i saj sepse shkonte gjithnjë vonë në punë dhe me një kapuçino në dorë çdo mëngjes.  “Ishte argëtuese deri sa, shefi im në një moment më tha: Po vonohesh çdo ditë 20 minuta, ku je? Dhe unë i thoja: Jam duke marrë një kapuçino, po zgjohem herët po…sinqerisht nuk e pëlqeja të bëja atë kështu që e lash atë punë”, tha artistja shqiptare. 

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com