
Camilla Cabello u zhgënjye nga performanca në “Champions League”
Camila Cabello performoi në finalen e “Champions League’. Pavarësisht përpjekjeve të saj për të dhuruar një atmosferë emocionuese, tifozët nuk duket se u kënaqën.
Stadiumi këndoi njëkohësisht me artisten himnet e skuadrave të zemrës duke bërtitur duke shkatërruar kështu performancën e Camillës.
“Po shoh performancën tonë dhe nuk mund të besoj se njerëzit po këndonin himnet e ekipeve të tyre me zë të lartë gjatë performancës sonë. Ashtu si ekipi im dhe unë punuam pa u lodhur për kaq shumë kohë për të sjellë atmosferën e duhur dhe për të dhënë një shfaqje të mirë. Shumë e pahijshme, por gjithsesi. Jam e lumtur që ju e pëlqyet,” – shkroi Camilla në Twitter.
Theksojmë se tifozët ishin të acaruar pasi patën probleme me biletat dhe finalja nisi me vonesë.