Sorry, no posts matched your criteria.

Britney Spears nuk i beson më as miqve, mendon se e përgjojnë në shtëpi

Mediat raportojnë se këngëtarja Britney Spears i trembet idesë se janë duke e përgjuar dhe mendon se në shtëpinë e saj ka kamera që e vëzhgojnë.

Për këtë arsye, ylli i muzikës së fundit të viteve ’90 mendon të marrë masa për të mbrojtur privatësinë e saj. Disa burime shprehen se ajo ka pajtuar grupe private sigurimi për të kërkuar nëse në rezidencën e saj në Los Angeles ka aparatura përgjuese. Ajo kontrollon gjithçka, përfshirë dhomat e gjumit, telefonat dhe makinat.

Personat afër këngëtares rrëfejnë se Britney i trembet idesë se po “e kontrollojnë” nga kamerat pikërisht për shkak të eksperiencave të saj ndër vite me njerëzit që kontrollonin jetën e saj.

“Ajo nuk i beson askujt, as stafit, as miqve, madje as mureve që e rrethojnë!” – tregon një nga burimet për Spears, e cila ka frikë edhe se nga shtëpia e saj ‘rrjedh’ informacioni i brendshëm.

“Ajo i shkëput të gjitha, televizorin, internetin, Alexan e telefonit, pasi mendon se çdo gjë mund ta spiunojë.” – shpjegon sërish burimi, çka tregon gjendjen aktuale të yllit të hitit “Baby one more time”.

Sipas atyre që e njohin mirë këngëtaren amerikane, ajo tashmë ka vendosur të kontrollojë gjithçka që është pjesë e hapësirës së saj të ngushtë, që mund ta ekspozojë në publik, prandaj është duke marrë këto masa drastike. E shkuara e 43-vjeçares ka lënë gjurmë të thella në përditshmërine e Britney Spears, çka reflektohet në veprimet e saj.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com