Sorry, no posts matched your criteria.

Brad Pitt padit sërish Angelina Jolie, kërkesa e rradhës nga aktori

Brad Pitt dhe Angelina Jolie prej disa kohësh janë në konflikt të vazhdueshëm lidhur më kujdestarinë e fëmijëve të tyre, ndonëse gjykata ka caktuar si fituese këtë të fundit.

“Us Weekly” raporton se në dokumentet e reja ligjore, Pitt dhe avokatët e tij, mendojnë se vendimi mund të shkojë deri në Gjykatën Supreme të shtetit.

Jolie më parë paraqiti një kërkesë që gjyqtari John Ë. Ouderkirk të hiqet nga çështja, me arsyetimin se ai nuk kishte zbuluar më parë se kishte lidhje me Pitt.Megjithatë, Pitt dhe avokatët e tij deklarojnë se Ouderkirk ka qenë i sinqertë sa i përket lidhjes mes tyre, që datonte qysh në janar të vitit 2017.Pitt dhe Jolie u lidhën në vitin 2006 dhe u martuan në 2014-ën.

Dy vjet më vonë, ata u ndanë, pasi aktorja paraqiti kërkesën për divorc me arsyen e dallimeve të papajtueshme.Në fillim të vitit 2021, u raportua se Jolie kishte prova rreth pretendimeve se Pitt kishte ushtruar dhunë në të kaluarën, përfshirë edhe një grindje me djalin e tyre, Maddox.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com