Sorry, no posts matched your criteria.

Bora Zemani largohet nga “Përputhen”? Olsa Muhameti: Vendimi i takon asaj

Olsa Muhameti pranoi që zërat se Bora Zemani mund të largohet nga “Për’puthen” nuk janë tërësisht të pavërteta.

E ftuar në “Goca dhe Gra”, Olsa thotë se ende nuk ka biseduar më Borën, por vendimi nëse do të dojë të vazhdojë bashkëpunimin, i takon asaj.

“Sezoni tjetër do të vijë tërësisht i ndryshuar. Me Borën nuk është vendosur ende. Është diçka që ende nuk e kemi folur. E kisha lënë për një darkë me Borën para se të shkoja te ‘Kepi i Tundimeve’, por nuk e hëngrëm. Tani jam gjithë kohës në punë. Kur të kthehem, do e diskutojmë.

Ne kemi pasur raporte përtej faktit që Bora hynte në program, unë bëja autoren e programit. Ky është një vendim shumë i rëndësishëm që Bora duhet të ndërmarrë. Duhet të bisedojmë”.

Në Top Channel do nisë “Dancing with the stars” dhe thuhet se Bora do jetë moderatorë teksa nuk ka ende asnjë konfirmim. 

E pyetur nëse ka ndonjë krisje mes tyre, Olsa e mohoi kategorikisht duke u shprehur me superlativa për Borën. Ajo e vlerësoi si punëtore dhe dinjitoze.

“Nuk ka asnjë krisje. Përkundrazi. Bora është një nga personazhet me të cilët kam punuar që gëzoj shumë respekt dhe është një gocë e veçantë. Ajo çfarë nuk ka përjetuar këtë vit dhe përpos të gjithave ishte në kulmin e saj. Por nuk ka reflektuar asgjë, asnjë ulje-ngritje. Ka ardhur në punë, ka dhënë maksimumin. Mund të bënte edhe pak show-of se është personazhi i momentit. Nuk e ka bërë në asnjë moment këtë. Nuk është vonuar kurrë. Është gocë punëtore dhe dinjitoze, nuk ka asnjë krisje mes nesh. Do jetë apo jo në Për’puthen le ta pleqërojmë këtë.”

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com