
Në rolin e jurisë, Beniada Nishani bëhet pjesë e programit të njohur
Pas eksperiencës së saj në Big Brother Vip, Beniada Nishani do të rikthehet në ekran në një rol krejtësisht të ri. Vajza e ëmbël dhe e ciltër që të gjithë mbani mend, do të jetë pjesë e sezonit të tretë të “She’s on Top” në Top Channel. Ajo do të jetë në jurinë e këtij program, rol ky mjaft i rëndësishëm por edhe një eksperiencë e re për modelen e njohur.
Ka qenë vetë ajo që në një komunikim me ndjekësit në Instagram ka treguar projektin e ri.
Ky program është një kompeticion bukurie, ku vajzat vihen përballë njëra-tjetrës në një sërë sfidash të ndryshme.
Beniada Nishani u kthye në një nga personazhet më të preferuar të publikut brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Ajo fitoi zemrat e shumë shqiptarëve të cilët e mbështetën atë gjatë kësaj aventure televizive të cilët sigurisht do e mbështesin edhe këtë herë.