Sorry, no posts matched your criteria.

Ben Affleck fotografohet duke zgjedhur unazën për Jennifer Lopez?

Ditën e djeshme, një fotografi ku shihej Ben Affleck teksa po shikonte për një unazë në një argjendari bëri xhiron e rrjetit.Kaq mjaftoi që  fansat dhe mediat të aludonin se ai ishte gati që t’I  propozonte për fejesë Jennifer Lopez-it, por e vërteta është krejt ndryshe.

Sipas një burimi fotografia nuk është ashtu siç duket, sepse në të vërtetë Ben po kërkonte diçka tjetër.

 “Ata u ndanë në skuadra të ndryshme. Ben, Sam dhe nëna e tij në një skuadër, ndërsa vajzat në një skuadër tjetër. Ata i erdhën rrotull gjithë qendrës tregtare dhe hynë në dyqane të ndryshme për të gjetur disa produkte. Një nga ndalesat ishte Tiffany dhe atyre ju duhej të gjenin diçka në dyqan. Ben hyri brenda me djalin dhe nënën e tij dhe menjëherë gjetën atë që kërkonin dhe dolën. Ben kishte një stilolaps në dorë dhe e hoqi dyqanin nga lista. Të gjithë ata u kënaqën shumë dhe u përfshinë në lojë. Ishte një aktivitet i këndshëm familjar, të cilin ata e shijuan shumë”, është shprehur burimi.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com