Sorry, no posts matched your criteria.

Ben Affleck fotografohet duke qarë dhe JLo e ngushëllon. Çfarë ka ndodhur?

Disa foto të Ben Affleck janë bërë virale në rrjet kjo pasi ai u pa i përlotur gjatë festimit të ditëlindjes së 53-të të gruas së tij Jennifer Lopez në Paris gjatë fundjavës.

Aktori 49-vjeçar u fotografua të dielën në mbrëmje me një fytyrë të skuqur dhe dukej i prekur ndërsa po bisedonte me Lopez.

Dyshja ishin në mes të një darke romantike në restorantin La Girafe, që ndodhet në Place du Trocadéro përballë Kullës Eiffel.

Të montaktuar nga Page Six, përfaqësuesit nuk e kthyen koment mbi atë që mund t’i ketë shkaktuar aktorit një gjendje të tillë emocionale. Megjithatë, mund të ishin edhe lot lumturie pasi Affleck dhe Lopez u panë duke qeshur vetëm pak çaste më pas.