Sorry, no posts matched your criteria.

Bebe Rexha zbulon lajmin e madh

Bebe Rexha është kthyer në një nga këngëtaret më të suksesshme në Amerikë dhe është gjithnjë në qendër të mediave.

Këngëtarja e famshme ka treguar për të gjithë fansat e saj se ka një surprizë të madhe.

“Do të bëj një njoftim special nesër, të reja që kam dashur t’i bëjë të ditura kohë më parë. Faleminderit për durimin tuaj. Më pëlqen të bëj muzikë dhe më pëlqeni ju më shumë se çdo gjë në këtë botë”, shkroi Bebe krahas postimit.

Më në fund momenti i shumëpritur ka ardhur dhe Bebe ka zbuluar para pak orësh surprizën e madhe. Ajo ka treguar se në datë 7 maj do të publikojë albumin e saj të ri me titull “Better Mistakes”. Këngëtarja ka publikuar një kopertinë të albumit, në të cilën ajo shihet e veshur me një trupore të plotë bardhë e zi. Këngëtarja kishte plot 3 vite që nuk kishte sjellë asnjë album dhe kishte kohë që po përgatitej për këtë moment.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com