Sorry, no posts matched your criteria.

Bad Bunny triumfon në Spotify për vitin 2025, por kënga e preferuar globalisht është e të tjerë artistëve

Ashtu si çdo fundvit, aplikacioni i prodhimeve audio, Spotify ka surprizuar të gjithë përdoruesit me Kopertinën personale të vitit 2025, duke i listuar atyre këngët që kanë dëgjuar më shumë, albumet e preferuar apo artistët që i dëgjojnë më së shumti. Por përveç përmbledhjeve personale, aplikacioni ka bërë dhe një renditje të përgjithshme të artistëve më të ndjekur në platformë.

Me më shumë se 700 milionë dëgjues aktivë në mbarë botën, Spotify ka bërë një përmbledhje të vitit që po shkon drejt fundit, për të celebruar autorët, krijuesit apo artistët që kanë publikuar produksionet e tyre.

Për të katërtin vit, pasi rrëmbeu titullin në vititn 2020, 2021, dhe 2022, përdoruesit kanë “kurorëzuar” Bad Bunny-n si artistin e preferuar në mbarë botën, me plot 19.8 miliardë dëgjime brenda vitit. Vendin e parë ka marrë edhe albumi i tij “DeBÍ TiRAR MáS FOToS”. Në nder të Bad Bunny, për të celebruar suksesin e tij, platforma do të nisë një fushatë globale, ku do të përfshijë edhe një film me metrazh të shkurtër “Leap year”.

Pesëshen e artistëve më të dëgjuar e plotësojnë Taylor Swift në vend të dytë, The Weeknd në vend të tretë, Drake në të katërtin dhe Billie Eilish në të pestin.

Gjithësesi, pavarësisht suksesit të Bad Bunny, kënga më e dëgjuar e vitit rezulton “Die with a smile” e Bruno Mars në bashkëpunim me Lady Gaga.

Më poshtë gjeni disa nga rezultatet që Spotify ka publikuar për artistët në mbarë botën:

TOP 10 artistët më të dëgjuar

TOP 10 albumet më të dëgjuara

TOP 10 këngët më të dëgjuara

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com