Babai i Ergi Dinit mes lotëve flet për këngën e të birit pas vdekjes: Ndjehem i çliruar
Dashamir Dini, babai i artistit të ndjerë, Ergi Dinit, ishte i ftuar ditën e djeshme në studion e “Rudina” në Tv Klan ku u përlot teksa fliste për të birin që kishte një të ardhme shumë premtuese. Ai i ka lënë një trashëgimi për të cilën ai dhe vajza, Barbana, po kujdesen që të mos humbasë. Këngët e fundit të Ergit janë një amanet për ta që e ndiejnë si detyrim për t’i dhënë jetë.
“Është obligim ndaj vetes si prind dhe si mik i tij, më shumë. E kam për detyrë të çoj deri në fund çdo gjë që ai solli e arriti të krijojë për një periudhë shumë të shkurtër, 22 vjeç ai krijoi 7 këngë që nuk ishin pak për një 22-vjeçar. Dha muzikë shumë të mirë e interpretime shumë të mira që la mbresë për ne e kujtohet, qe një djalë i shkëlqyeshëm prandaj edhe kujtohet”, u shpreh Dashamir Dini.
Rudina Magjistari: Si ndjeheni ju tani që i realizuat këto këngë të Ergit?
Dashamir Dini: Unë ndiej një lloj çlirimi sepse kam bërë aq sa kam mundur për ta realizuar.