Sorry, no posts matched your criteria.

Avokatja e njohur flet më në fund për “lidhjen” me Johnny Depp

Camille Vasquez dhe Johnny Depp nuk kanë patur asgjë mes tyre dhe këtë e tha vetë avokatja më e famshme në botë për momentin. Camille ka thyer heshtjen më në fund dhe ka folur rreth aludimeve që u ngritën gjatë gjithë gjyqit.

“Unë mendoj se kjo vjen me territorin e të qenit një grua që thjesht bën punën e saj,” tha ajo. “Është zhgënjyese që disa media e shoqëruan atë ose thanë se ndërveprimet e mia me Johnny-n – i cili është mik dhe unë e njoh dhe përfaqësoj prej katër vitesh e gjysmë tashmë – në çfarëdo mënyre ishin të papërshtatshme ose joprofesionale”.- është shprehur avokatja.

“Ky njeri po luftonte për jetën e tij dhe më theu zemrën kur e shihja atë ditë pas dite të ulej atje dhe të dëgjonte akuzat më të tmerrshme që po bëheshin kundër tij,” -i tha ajo ‘People’. “Dhe nëse do të mund të siguroja pak ngushëllim, atëherë sigurisht që do ta bëja këtë, pavarësisht nëse do ta mbaja për dore apo duke e lënë të kuptojë se ne ishim atje dhe do të luftonim për të sepse ai e meritonte”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com