Sorry, no posts matched your criteria.

Një apartament luksoz në pronësi të Leo Messit ,është indetifikuar së fundmi ,terksa "Daily Star" ka arritur të zbulojë edhe disa detaje interesante ,brenda shtëpis. Në të ndodhen 6 pishina dhe një qilar ku mund të mbahen 1000 shishe vere. Argjentinasi mund të zhvendoset përfundimisht atje pas dy viteve te PSG, teksa kushtet janë me të vërtetë mahnitëse.  Messi ka blerë të gjithë katin e nëntë të një blloku apartamentesh luksoze prillin e kaluar. Të përfshira në blerje janë edhe një spa, qendër fitnesi dhe një shtëpi lojërash për fëmijë, për një total prej 511 metrash katrorë me katër dhoma gjumi dhe po aq banja.  Prona mësohet se i ka kushtuar plot 5.8 milionë euro, një shumë e pallogaritshme në krahasim me 35 milionë eurot që Mesi do të përfitojë në vit nga PSG. Apartamenti luksoz i Mesit është me pamjet nga oqeani, teksa familja do të ketë edhe një kuzhinier personal. 

 Është një nga këngëtaret më të pasura në botë por pavarësisht faktit se mund të ketë çdo gjë që dëshiron ajo ka vendosur që vetë të prodhojë diçka në të cilën ka gjetur veti shëruese.  Beyonce ka zbuluar se po ndërton një fermë me bletë.  “Një nga momentet e mia më zbavitëse si nënë është kur gjeta një ditë Blue në vaskë me sy të mbyllur duke përdorur përzierjet që unë kam krijuar dhe duke u relaksuar, duke marrë kohë për veten. Kam kaq shumë për t’iu treguar dhe të gjitha shumë shpejt”, tha ajo.  Beyonce tha se përzierjet janë të prodhuara në shtëpi, duke thënë se “gjeta veti shëruese në mjaltë nga të cilat përfitoj unë dhe fëmijët e mi dhe tani jam duke ndërtuar një fermë kërpi dhe mjaltë”.  “Unë madje kam koshere në çatinë time! Dhe jam shumë e lumtur që vajzat e mia do të kenë shembullin e atyre ritualeve nga unë”, përfundoi diva e muzikës. 

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com