Aurela Hoxha publikon fotot e para të bebit
Aurela Hoxha është bërë nënë dhe më në fund vet ajo postoi foto me djalin. Lajmi që modelja solli në jetë fëmijën e parë u bë publik prej javësh, por vetëm ditën djeshjme Aurela zbuloi fotot e vogëlushit.
Aurela erdhi për pushime në jug dhe shoqërues ka pasur dhe foshnjen. Me të në krah, ajo ka postuar disa foto shumë seksi, ku duket qartë dhe gëzimi i nënës së re. Fytyrën e të voglit ende nuk na e ka treguar, e gjasat që ta ndajë me ndjekësit janë të pakta, por mbetet për t’u parë.
Aurela nuk ndau asnjë moment nga shtatzënia, e as nga lindja e bebit. Gjithçka ka qenë sekret për muaj me radhë.