Aulona Musta befason publikun, cili është çifti i “Për’puthen” që i ka kërkuar 5 mijë euro për një intervistë
“Për’puthen” është një nga programet më të ndjekura për momentin. Shumë personazhë janë kthyer në një influencë të paparë për publikun.
Mund të themi me plot gojën që “Për’puthen” të hapë dyert për një sukses dhe famë të paimagjinueshme.
Së fundmi, ka qenë moderatorja e njohur, Aulona Musta ajo e cila ka zbuluar në emisionin “Pardon my french” çmenduritë që po ndodhin me çiftet e krijuara së fundmi në “Për’puthen”, ku tregoi se ato i kanë kërkuar 5 mijë euro për të qenë pjesë e emisionit.
“Njërin nga çiftet i ftova në emision dhe më kërkuan 5 mijë euro për të qenë të pranishëm në intervistë” – u shpreh Aulona.
Epo kjo është çmenduri e kaluar çmendurisë!