Sorry, no posts matched your criteria.

Atdheu rrëfen momentin e vështirë të fëmijërisë: Pesë vite bëja gjilpëra si drogë

Atdheu, ish-konkurrent i “Për’puthen”, ka qenë i ftuar në emisionin “Glamour Zone” ku foli për fëmijërinë e tij të vështirë, se si i është dashur të bënte për 5 vite rradhazi një gjilpërë që në fund nuk ishte e nevojshme fare.

“Në Kosovë, më thanë se kisha një infeksion në kocka, por nuk ishte e vërtetë. Terapia që kam pasur për 5 vite ka qenë e panevojshme dhe çdo muaj duhet të bëja një gjilpërë. Më ka bërë të ndihem shumë keq ajo periudhë, sepse ajo gjilpëra ishte si një lloj droge. Ditën që e bëja më hapte sytë, pastaj më vinte si në gjumë. Pastaj ika për tu kuruar në Stamboll, dhe mësuam që unë nuk kisha asnjë infeksion. Kisha një problem të vogël, që u kurua vetëm me 2 tableta.”- rrëfeu konkurrenti.

 Rikujtojmë se Atdheu u rikthye në “Për’puthen” pas largimit të tij, me kërkesë të fortë të Antonelës.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com