Sorry, no posts matched your criteria.

Atdheu rikthehet sërish në “Për’puthen”? Ja çfarë thotë Olsa

Atdheu, ish konkurrent i “Për’puthen”, është larguar nga emisioni si pasojë e një debate të ashpër që pati në studio me Antonelën, ku u përfshi dhe Elvisi.

Gjithashtu përpara se të largohej ai hodhi akuza të forta ndaj Antonelës duke thënë se është puthur me të dhe se ajo thjesht po loz aty brenda.

Së fundmi, autorja e këtij program, Olsa Muhameti, ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit ku nëpërmjet pyetjeve të ndjekësve ka zbuluar se këtë të hënë do të ketë një rikthim të Atdheut në “Për’puthen”.

“I drejtpërdrejtë, @atdhe_xharavina ka një rikthim nesër”, i është përgjigjur ndjekësit që e pyeste se çfarë mendimi ka për Atdheun.

Fansat u bënë kuriozë dhe dhanë dhe më tej opinionet e tyre në lidhje me ish-konkurrentin.

“Olsa ktheje Atdheun prapë nëpër emisionet tuaja se kemi dëshirë ta shohim. Respekte”, shkruan ndjekësi.

“…Që nga vendimi i pezullimit, Atdheu ka një rikthim nesër dhe një përballje. Për më shumë ndiqni “Për’puthen” nesër në 18:20”, i është përgjigjur Olsa.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com