Sorry, no posts matched your criteria.

Ashton Kutcher u mërzit kur Demi Moore publikoi kujtimet e saj, arsyeja

Ashton Kutcher  ka pranuar se kur dolën kujtimet e ish-bashkëshortes së tij Demi Moore, ‘Inside Out’, ai ishte shumë i inatosur me të.

Edhe pse aktori i njohur nuk dëshiron të flasë fare për këtë kapitull të jetës së tij në një intervistë të fundit për Esquire, ai zbuloi se si ndikoi publikimi i librit në vitin 2019 në familjen e tij.

“Më në fund kisha arritur në një pikë ku shtypi kishte vendosur mua dhe familjen time në qendër të vëmëndjes dhe një ditë pas publikimit të librit, paparacët ishin në shkollën e fëmijëve të mi”, tha ai.

44-vjeçarja Kutcher ishte e martuar me aktoren 60-vjeçare nga viti 2005 deri në vitin 2013.

Në librin e saj, Moore zbuloi se ishte penduar për shumë gjëra nga marrëdhënia me Kutcher, ndërsa pranoi gjithashtu se ai e kishte tradhtuar.

Aktori nuk iu përgjigj kurrë fjalëve të saj.

Moore ishte tashmë nënë kur takoi Kutcher, i cili u bë njerku i Rumer, Scout dhe Tallulah , të cilët Moore e ka me ish-bashkëshortin Bruce Willis.

“Isha 26 vjeç dhe isha përgjegjës për një 8-vjeçare, një 10-vjeçare dhe një 12-vjeçare”, kujton Kutcher, duke vënë në dukje se ai ende ruan një lidhje me fëmijët e aktores.

Edhe pse Kutcher dhe Moore u përpoqën të kishin fëmijët e tyre, aktorja dështoi kur ishte gjashtë muajsh.

“I dua fëmijët. Ideja për të pasur një fëmijë tjetër më tërhoqi vërtet mua”, tha Kutcher.

 “Për çfarëdo arsye, më duhej ta kisha këtë përvojë”.

Të dy u ndanë në vitin 2011 dhe divorci i tyre erdhi dy vjet më vonë. Ndarja u ndje si një “dështim total” për Kutcher.

“Asgjë nuk të bën të ndihesh i dështuar si divorci. Unë dështova në martesë”.

Kutcher filloi të takohej me Mila Kunis në vitin 2013. Ato u fejuan dy vjet më vonë dhe u martuan në vitin 2015.

“Ajo që e bëri lidhjen tonë me Mila-n kaq shpejt ishte se unë gjithmonë e admiroja atë. Talenti i saj, aftësitë e saj, dhuntitë e saj”, tha aktori për të vazhduar: “E dija që nuk kishte nevojë për mua. Dhe ajo e dinte që nuk kisha nevojë për të. Tashmë i dinim gjërat e njëri-tjetrit” , vazhdoi ai, duke e quajtur gruan e tij “shumë më cool” se ai.

Kunis dhe Kutcher kanë dy fëmijë së bashku, Wyatt dhe Dimitri, respektivisht në 2014 dhe 2016. 

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com