Sorry, no posts matched your criteria.

Arsyeja pse Princ Harry u tërhoq përfundimisht nga familja mbretërore!

Princ Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle kanë vendosur të tërhiqen nga pozicioni i anëtarëve të lartë të familjes mbretërore britanike dhe të punojnë për t’u bërë të pavarur financiarisht.
Pas një interviste që pati tek “The Late Late Show”, ai diskutoi të gjitha presionet, streset dhe shqetësimet e jetës mbretërore si dhe largimin nga Londra.

“Të gjithë e dimë se si mund të jetë shtypi britanik dhe kjo po më shkatërronte shëndetin mendor. Ishte toksike, prandaj bëra atë që do të bënte çdo burrë dhe baba.”

Jeta e çiftit nuk ka qenë e thjeshtë në asnjë moment, sidomos kur vendosën të largoheshin nga pallati mbretëror. Paparacë, media, thashetheme, aludime i përndiqnin kudo.

Në fillim te këtij muaji, Meghan fitoi gjyqin ndaj “Mail on Sunday”, pasi revista publikoi një letër që ajo i kishte dërguar të atit.

Pavarësisht se ata janë tërhequr nga familja mbretërore, Harry nuk i ka shkëputur marrëdhëniet me familjen e tij.

“Flasim në Zoom me ta herë pas here. Filip, në vend që të mbyllë Zoom-in kur mbaron, thjesht mbyll laptopin dhe të dyve iu pëlqen të shohin Archie-n teksa vrapon nëpër dhomë.”

Gjithashtu ai shton se: “Jeta ime do të jetë gjithmonë e lidhur me shërbimin publik dhe Meghan e ka kuptuar këtë. Është diçka që na pëlqen dhe na jep kënaqësi të dyve.”

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com