Arsida tërhiqet nga “padia” kundrejt G Banit.
Pas tensioneve që u krijuan në spektaklin “BBVA”, Arsida vendosi të tërhiqet nga padia kundrejt G Banit. Gjatë prime të të shtunës, Arsida shpjegoi se ishte e gatshme të hiqte dorë nga padia nëse G Bani do të kërkonte falje dhe do të tërhiqej nga loja.
Mirëpo, paçka se G Bani nuk j’u nënshtrua të dyja kushteve të Arsidës, dje ajo ka reaguar në rrjetet sociale, duke deklaruar se ka vendosur të mos procedojë më tutje.
https://www.instagram.com/reel/DE_-HmaN0E_/?utm_source=ig_web_button_share_sheet
Në video Arsida sqaroi arsyet e saj:
“Për të mbyllur dhe këtë histori, normalisht nuk do të procedoj më tutje, se kur G Bani tha “këto janë lekët e fundit që kam’, sado inat të kesh, prapë të vjen keq dhe nuk do të doja ta përkeqësoja gjendjen e tij. Pavarësisht rëndesës dhe të gjitha gjërave, dua ta mbyll me kaq. Jam e lumtur se hoqa nga krahët një peshë të rëndë që kisha. Tani mund të them që e kam mbyllur Big-un tim dhe do të vazhdoj më tutje.”
Arsida shtoi se falja e G Banit nuk e kishte bindur më parë, por kësaj here vendosi t’i besojë fjalëve të Arbrit, i cili garantoi për sinqeritetin e tij:
“E kisha dëgjuar shumë herë G Banin që kërkonte falje dhe për atë nuk është se më bindi dhe aq, por këtë herë dua t’i besoj Arbrit që thotë se është i sinqertë. Shpresoj që sjelljet e tij mos të përsëriten, edhe pse kam dyshimet e mia. Gjithsesi, falja vlerësohet, pranohet dhe shpresoj që me këtë histori të hidhet një gur për të gjithë ata që shajnë, bërtasin dhe ofendojnë. Fjalët kanë peshë dhe përgjegjësi.”
Ajo gjithashtu përmendi një shqetësim më të gjerë për mënyrën se si perceptohen konfliktet në shoqëri:
“E trishta është që shqiptarëve nuk u bën më përshtypje asnjë gjë dhe kjo është problem. Dukej si gjë e rëndë të merrje në konsideratë një ofendim, por për mua aty fillon çdo gjë. Gjithsesi, siç ju thashë, e mbarova rrugëtimin tim. E mbarova Big-un tim!”