Sorry, no posts matched your criteria.

Armina Mevlani flet për Shkëlzenin: I ngjan mamasë së tij, do doja t’I ngjante babait

Blogerja Armina Mevlani ka folur për partnerin e saj, Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha. E ftuar në “Ftesë në 5”, Armina tregoi se Shkëlzeni i ngjan shumë të ëmës, ndërsa ajo do të preferonte që të kishte marrë më shumë nga karakteri i ish-kryeministrit Berisha. Karakteri i ftohtë e vendosmëria e Berishës janë ato Armina do të donte që partneri i saj të kishte marrë nga i ati.

“Lilit i kërkoj shpesh mendime se e vlerësoj shumë dhe me të ndaj gjëra njësoj si mamit tim. E shoh si mamanë time, e kam pjesë të familjes dhe të gjitha vajzat duhet të kenë këto marrëdhënie me vjehrrat. Se ajo e ka rritur dhe edukuar. Shkëlzeni është më shumë si mami në pjesën e karakterit, por do të doja të kishte ngjarë dhe pak më shumë nga babi. Më pëlqen vendosshmëria, ka karakter të ftohtë, qëndron tek parimet e veta, kurse Zeni ndikohet pak. Në lidhje me mua, jam e lumtur se ngjan me Lilin se është i dashur, i afrueshëm në komunikim,”- tha Armina.

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë zyrtarisht të fejuar. Historia e tyre e dashurisë nisi që në vitin 2014, por vetëm dy vite më parë ato vendosën që ta zyrtarizojnë këtë marrëdhënie në një ceremoni intime me familjarët e tyre. Shkëlzen Berisha ka edhe dy fëmijë nga martesa e tij e parë me ish-bashkëshorten, Sadije Berisha.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com