Arjoni thumbon Anën për këngën e re, e krahason me këngëtarin e njohur
Ana Lleshi, ish-konkurrente e “Per’puthen”, ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të tipit të saj provokues dhe tepër sensuale.
Së fundmi ajo ka publikuar këngën e saj më të re “Deal”. Askush nuk e priste që Ana mund të bëntë rep.
Mirëpo kjo këngë nuk është pritur mirë nga disa personazhe publikë duke përfshirë këtu Elgit Dodën dhe Sindin.
Ndërkohë së fundmi, ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Arjon Luli, i ka habitur të gjithë teksa ka përshtatur performancën e Azis, në videoklipin e këngës së famshme, “Sen Trope” me zërin e Anës në projektin e saj të parë muzikor.
Mesa duket, mosmarrëveshjet e së shkuarës nuk janë rregullar akoma mes dyshes dhe me rastin e parë, Arjoni nuk humbi rastin për ta thumbuar publikisht Anën.
Kujtojmë se ai publikoi në muajin dhjetor “bombën” e tij, duke treguar se kishte një lidhje jashtë emisionit me konkurrenten asokohe, Ana Lleshin.
Kjo e fundit i mohoi kategorikisht këto fjalë, por ishte Arjoni ai që publikoi fakte, ndërsa fotoja e tyre në shtrat bëri xhiron e rrjetit.
Për shkak të thyerjes së rregullave, dy konkurrentët u përjashtuan nga “Për’puthen”, ndërsa Ana deklaroi se kishte nisur një proces gjyqësor ndaj Arjonit, duke pretenduar se asgjë s’kishte ndodhur mes tyre.
I ftuar në “n’Kosovë Show”, Arjoni ka treguar para disa kohësh se ende nuk ka asnjë njoftim për ndonjë padi të ngritur ndaj tij, megjithëse është interesuar së bashku me avokatin e tij.