Ardit Gjebrea përjeton emocione të forta teksa surprizohet paapritur në ditëlindje
Ardit Gjebrea feston sot përvjetorin e 59-të të lindjes. Në këtë ditë të vecantë, ai ka marrë një surprizë që nuk e priste aspak. Ka qenë djali i tij, Joni që e ka surprizuar pasi ka ardhur nga Amerika për ditëlindjen e tij.
“Surpriza më e bukur që i dha kuptim darkës teksa prisnim orën, ishte kur në mesnatë shfaqet papritur Jon Gjebrea. Tani që jemi të 4-t bashkë, ka kuptim dhe mund të festoj!”, ka shkruar ai në Instagram teksa ka ndarë edhe një video ku Arditi përlotet nga ardhja e papritur e të birit.