Antonela sqaron njëherë e mirë se çfarë ka ndodhur mes saj, Atdheut dhe Arsimit
Këto ditë është përfolur shumë se Arsimi është në një lidhje me Antonelën nga postimet që këto të dy kanë nxjerrë në rrjete sociale.
Të gjithë ndjekësit e dyshes u habitën shumë sepse Arsimi nuk kishte mbushur as javën që u nda nga Ana dhe gjithashtu Antonela kishte shprehur pëlqim për Atdheun.
Mirëpo gjërat paskan qenë komplet ndryshe: Antonela dhe Arsimi nuk qenka të lidhur! Antonela, në puntatën e sotme, tregon gjithçka.
“Me një gur Atdheu deshi të vriste shumë zogj. Ana 1 bëri këngë dhe mori Atdheun në videoklip. Unë bëra këngë dhe mora Arsimin në videoklip. Me Sarën Atdheu do ja fuste Gelianit dhe mua me këtë rast. Ai përdori Sarën që të linte keq si mua dhe Gelianin.
Arsimi ishte shumë shok me Atdheun dhe normalisht atij nuk i pëlqeu që mora Arsimin në videoklip e jo atë. Unë me Atdheun u zura dhe vendosëm të distancohemi të dy. Gjithashtu ka ndodhur një zënkë jashtë edhe mes Atdheut e Arsimit”, sqaroi Antonela.