Antonela i gjuan me shpullë dhe këpucë Atdheut
Dje në “Për’puthen” u transmetua takimi i Atdheut dhe Sarës, ku mesa u duk ishte një takim nostalgjik dhe sqarues. Ato u panë shumë të afërt në takim, ku normalisht nuk munguan as provokimet nga ana e Sarës. Atdheu i dha një puthje në qafë Sarës dhe madje po ushqenin njëri-tjetrin.
Kjo gjë ka nxehur Antonelën, ku e nxorri atë jashtë vetes. Ajo u ccua dhe i gjuajti në shpullë, madje dhe me këpucë.
Antonela e paralajmëroi se këto gjëra nuk i bën dot me të dhe më pas e goditi me këpucë dhe i tha “i pafytyrë”.
Antonela: Këto gjëra nuk mi bën mua, t’i fusësh gishtat në gojë të tjerëve.
Atdheu: Çfarë ishte kjo?
Antonela: Kështu jam unë, e dhunshme, e dashur. Kur nuk më respekton, kështu jam.
Atdheu: Këtë ta lejova, se nuk më ka prekur njeri me dorë mua. Je me fat.