Anne Hathaway rrëzohet gjatë xhirimeve të “Devil Wears Prada”…
Anne Hathaway rrëshqiti dhe ra nga shkallët kur njëraç prej takave të larta iu thye gjatë xhirimeve të vazhdimit të filmit The Devil Wears Prada këtë javë. Edhe pse ka mundësi që kjo të ketë qenë pjesë e një skene të inskenuar për filmin që aktorja po xhiron në New York.
Pasi u ngrit, ajo buzëqeshi dhe mori një pozë lozonjare me krahët lart, duke i siguruar të gjithë të pranishmit se nuk ishte lënduar seriozisht.Edhe anëtarë të tjerë të kastit janë parë gjatë këtyre javëve të fundit duke xhiruar vazhdimin e filmit, përfshirë Meryl, Stanley dhe Emily Blunt.