Sorry, no posts matched your criteria.

Ankohet Orlando Bloom: Nuk bëjmë seks mjaftueshëm

Aktori i njohur Orlando Bloom ka zhvilluar një bisedë me të gjithë ndjekësit e tij duke u kthyer pas në kohë për të kujtuar një aksident të rëndë që i ka ndodhur.

Ylli hollivudian ka treguar më herët se ky aksident ndodhi në vitin 1998 teksa po ngjitej në tarracën e shtëpisë së një miku, kur u rrëzua dhe theu shtyllën kurrizore.

 “Ky jam unë me mbajtësen e shpinës rreth vitit 1998 dhe rreth tre muaj pas aksidentit kur rashë tre kate dhe theva shtyllën kurrizore, duke i shpëtuar vdekjes dhe paralizës. Jam mirënjohës për për gjymtyrët e mia që më lejojnë të shtyj kufijtë e mi dhe të jetoj jetën (tani më e sigurt)”, shkroi ai për aksidentin që për pak i kushtoi jetën.

Më pas ai ka folur më gjatë edhe sa i përket jetës së tij përsonale u ka treguar se lidhur me jetën e tij seksuale me Katy Parry, për të cilën kishte ankesa!

I pyetur sa shpesh kryejnë marrëdhënie intime, Bloom u përgjigj sinqerisht se s’po bëjnë seks mjaftueshëm.  “Jo sa duhet – ne kemi pasur një fëmijë,” tha aktori, deklarata e të cilit bëri xhiron e rrjetit.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com