Andrra dhe Sinani bëhen prindër për herë të dytë
Çifti i njohur, Andrra dhe Sinan, janë bërë prindër për herë të dytë me një djalë.
Lajmin e ka bërë vetë të ditur Andrra përmes një postimi në Instagram, ku duket fëmija i veshur me rroba ngjyrë blu.
“E gjithë bota është e imja. Faleminderit Zot”, ka shkruar Andrra në postim.
Kujtojmë se fillimisht çifti i njohur e mohuan lajmin e shtatzënisë së dytë të Andrrës, sepse pritën sa të kalonin me sukses muajt e parë. Më pas në dhjetor, gjatë festave të fundvitit, Andrra tregoi se ishte sërish shtatzënë dhe madje zbuloi gjininë e bebushit.
“Këtë fundvit, esenca e atmosferës festive në familjen tonë është pohimi i lutjeve te Ansit! Falenderuese pafund Zotit, për dhuratën më të bukur të Ansit, një vella… Një përkëdhelje e ëmbel për Ansin po vjen…”, shkroi Andrra në një postim.