Sorry, no posts matched your criteria.

Ana Lleshi thotë të vërtetën: U futa në Për’puthen për një tjetër qëllim dhe do ta përdor

Ana Lleshi, ish-konkurrente e “Për’puthen”, ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të aludimeve të shumta që është në një lidhje me Arsimin.

Kjo lidhje është konfirmuar në një farë mënyrë nga Ana tek “Top Albania Radio”.

E ftuar sot në rubrikën “Trotuar”, Ana tregoi troç se gjetja e dashurisë nuk ishte qëllimi i saj i vetëm në “Për’puthen”.

“Unë u futa në Për’puthen se kisha një qëllim timin që me kohën do të vërtetohet se çfarë është. E para, që është më e rëndësishme nuk u futa kot. U futa se kisha një qëllim, se çfarë si qysh si tek duhet të presësh edhe pak. U futa me një piksynim që nëse nesër marr këtë gjënë që mora, do ta përdor për diçka”.- tha Ana.

Prej disa ditësh, ajo dhe Arsimi janë “ndarë” pasi ky i fundit ka udhëtuar për tek i biri. Doni të dini si janë marrëdhëniet e të voglit me partneren e re të babit? Të përkryera!

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com