Ana flet për të dashurin: Nuk është i famshëm, ja pse e mbaj sekret
Ana Kauri ka konfirmuar lidhjen e saj të re. Duke përsëritur se ka zgjedhur ta mbajë secrete këtë histori, ish-konkurentja e Përputhen ka pranuar të ndajë disa detaje. Ana u shpreh se lidhja e saj sapo është krijuar dhe partneri nuk është personazh publik.
“Sot Ana është në një marrëdhënie, e sapo krijuar se ka dhe shumë nga ata persona që aludojnë dhe thonë që kam qenë e lidhur kur isha në Përputhen. Është një marrëdhënie e re edhe pse shumicës i interesojnë ta marrin në aspektin tjetër. Ndihem shumë e lumtur me veten dhe partnerin tim. Nuk është fytyrë publike dhe nuk ka për t’u zbuluar ndonjëherë”, tregoi Ana.