Ami ka ditëlindjen dhe Ermali i dhuron surprizën më speciale
Amarda Toska ka festuar ditën e sotme, ditëlindjen e saj dhe urimet nuk kanë pasur sesi të mungonin. Ditëlindja e Amardës përkonte me seminarin e radhës të suksesit që mban Ermali dhe aty para shumë të pranishmëve, ai drejtohet për te gruaja e tij me një tuf trëndafilash jo dhe aq të zakontë për nga dekorimi dhe e uron dhe puth para gjithë të pranishmëve.
“Çdo gjë që bën për mua është më shumë se normalja….Si këto pemë me trëndafila sot”, shkroi ajo. Dhe fotot e tregojnë qartë sa e lumtur ka qenë Amarda. Ami dhe Ermali janë një ndër çiftet më të suksesshme dhe të dashur për publikun.