Amela Agastra, shqiptarja pretendente për të sjellë kurorën e Miss World në vendin tonë
Amela Agastra është vajza që ka bërë gjithë Europën të flasë përtë. Një adoleshente e talentuar, e sukseshme në muzikë, është përfaqësuesja e Shqipërisë në Miss World. Me një event magjik që do të mbahet mbrëmjen e 16 dhjetorit, Amela është padyshim ndër emrat më të pëlqyer dhe më të votuar.
Në faqen e MobStar, ku dhe votohet për konkurentet, vihet re se përfaqësuesja jonë ka një numër të konsiderueshëm votash, duke u shndërruar në një ndër pretendentet. Mediat ndërkombëtare kanë vlerësuar sharmin e saj, por natyrisht dhe talentin e shqiptares, që përditë e më shumë po na bën krenarë. Ju ftojmë të gjithë të votoni në linkun e mëposhtëm. Një votë për Amelën është një votë për Shqipërinë dhe bukurinë tipike shqiptare.