Alketa Vejsiu sjell një tjetër patentë “reality” me VIP-at shqiptarë
Alketa Vejsiu prej disa ditësh ka udhëtuar drejt Republikës Domenikane dhe me të është parë edhe Vera Grabocka, Aleksandër Frangaj dhe një grup stafi.
A do të ketë së shpejti ndonjë program të ri në “Klan”?
“News31” zbulon se tashmë “Klan” ka blerë patentën e programit të famshëm që quhet “L’isola dei Famosi”.
Ky lloj programi ka në fokus mbijetesën në një ishull të disa personazheve VIP. VIP-at duhet të jenë pikërisht ata që duhet të bëjnë gjithcka vetë, duke nisur nga gjetja e ushqimeve, strehimi etj.
Ishulli që produksioni shqiptar ka zgjedhur për programin është pikërisht në Republikën Domenikane, Punta Cana.
Ndërkohë emrat e personazheve VIP që do të jenë konkurentë ende nuk janë bërë të ditur.