Alessandra Ambrosio në një lidhje dashurie me Richard Lee
Alessandra Ambrosio, dikur në një lidhje me stilistin dhe sipërmarrësin Nicolo Oddi, ka nisur një histori dashurie me Richard Lee.
Çifti ka nisur të dali në publik pa e pasur fare problem dhe këtë gjë po e tregojnë haptazi.
Alessandra pas ndarjes me babain e fëmijëve të saj Jamie Mazur në 2018, pati një lidhje me stilistin italian.
Pranverën e shkuar top modelja dhe Oddi publikonin foto pasionante teksa shkëmbenin me një-tjetrin puthje dhe përkëdhelje në pishinë. Por duket që në fund të vitit që kalon histori mes tyre u mbyll, përpara se të qarkullonin zëra për një flirt me Lee.