Sorry, no posts matched your criteria.

Aleksandër Gjoka ndjehet keq në skenë, largohet me urgjencë me ambulancë

I ftuar në Berat, në natën e dytë të Festës së Miqësisë,këngëtari Aleksandër Gjoka është ndjerë keq në skenë. Ai ka qënë duke kënduar dhe në një moment është ka pasur probleme me tensionin dhe është ndjerë keq.

Menjëherë në Pedonalen, ku edhe ishte improvizuar skena e kësaj feste ka mbërritur ambulanca dhe e ka dërguar këngëtarin Gjoka në spital.

Burime nga Spitali Rajonal Berat bëjnë me dije se, këngëtari Aleksandër Gjoka ka pasur tension të lartë dhe pasi ka marrë mjekim gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.  Aleksandër Gjoka ka qënë i ftuar për të kënduar mbrëmjen e sotme në Pedonalen e Beratit,së bashku mr Redon Makashin dhe Elton Dedën.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com