Sorry, no posts matched your criteria.

Akuzat për abuzim, Gjiko: Kalova ankth, stres, depresion

Gjiko ka folur hapur për periudhën më të vështirë të jetës së tij, kur ndaj tij u ngritën akuza të rënda rreth 10 vite më parë. Ai ka treguar se përveç presionit mediatik, në të njëjtën kohë familja po kalonte një dramë të madhe, pasi vëllai i tij Arlindi ishte i sëmurë nga kanceri.

“Na u shemb bota mbi neve. U përhapën aludime se unë kisha fjetur me një vajzë pa dëshirën e saj, nën ndikimin e kanabisit. Akuza nuk erdhi nga ajo, por nga prokuroria. Vajza ishte 18 vjeçe, një fanse shumë e zjarrtë që donte kontakt me mua. Kam pasur shkrimet e saj në Facebook ku i kam thënë se nuk dua të kem lidhje. Kur gjykata pa këto fakte, ne u shpallëm të pafajshëm,” tha reperi.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com