
Aksidentalisht humba peshë/ Demi Lovato tregon sekretin e saj
Demi Lovato, këngëtarja me famë botërorë ka postuar në rrjetin e saj të Instagramit një video ku duket që është dobësuar shumë.
Cili është sekreti i saj?
Ajo shkruan se:
“Aksidentalisht humba peshë. Nuk i numëroj më kaloritë, nuk stërvitem më së tepërmi, nuk e ndaloj veten së ngrëni ato që më pëlqejnë dhe mbi të gjitha nuk po e jetoj jetën sipas një kulture dietike dhe e gjeni çfarë: kam humbur kile. Kjo është një eksperiencë komplet ndryshe. Jam plot paqe, dashuri, gëzim sot”

Kush mund ta kishte imagjinuar që do të ishte kaq e lehtë të humbisje peshë: paqja dhe mosnumërimi i kalorive.