Adriana Matoshi rrëfen momentin e vështirë kur zbuloi se i ishte rikthyer tumori: Lashë amanet fëmijët…
Deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi u përball disa muaj më parë me një betejë të vështirë në jetën e saj. Pas 9 vitesh, aktores u ridiagnostikua me tumor në tru. Ajo iu nënshtrua një operacioni që për fat të mirë rezultoi i suksesshëm.
E ftuar në një intervistë në “ATV”, Adriana ka rrëfyer momentin më të vështirë që kaloi kur zbuloi se ishte semure. Ajo tregoi se në fillim iu desh t’i tregonte të ëmës së saj, fëmijëve dhe më pas ish-bashkëshortit të cilit i la amanet fëmijët e tyre.
“Momenti më i vështirë ka qenë kur më është dashuri t’i tregoj mamit tim edhe fëmijëve të mëdhenj. Gjithashtu edhe ish-bashkëshortit tim, pasi kam menduar se ku do ti lë fëmijët, çfarë do i presi ata nëse unë nuk do të kthehem. Kam folur me kujdestarët e fëmijëve. Jam munduar të flas me fëmijët e mëdhenj duke i thënë se çfarëdolloj gjëje që do të ndodh nuk duhet të dorëzohen sepse jeta vazhdon dhe duhet të jemi të fortë për dy të vegjlit.Ai ishte momenti më i vështirë që unë kam pasur sepse sado ti je e fortë, sidomos kur je para fëmijës tënd duhet ti zgjedhësh fjalët më të mira për të kaluar një ndjenjë të madhe shpirtërore.Më kujtohet edhe fytyrat e mamit dhe fëmijëve duke i ruajtur lotët për të mos qarë para meje”– rrëfeu ajo.