Sorry, no posts matched your criteria.

Adriana Matoshi fjalë zemre për partnerin afrikan: Kurrë s’ka dashur të më ndryshojë

Deputetja kosovare, Adriana Matoshi dhe futbollisti afrikan, Keith Groeneveld festojnë përvjetorin e lidhjes së tyre. Çifti duket se po jeton ditë të mbushura me dashuri dhe dedikimet në rrjetet sociale janë vetëm një copëz e asaj që i tregojnë publikut.

Aktorja i ka dedikuar fjalët e ëmbla partnerit e saj në këtë përvjetor. “Keith kurrë nuk më ka thënë mos qesh shumë, mos e hapën gojën e madhe, po dukesh keq, mos e vesh këtë se dukesh e dobët, pse të ka dalë kjo puçërr në ballë, po të vjen era djersë, çfarë është kjo fytyrë e ënjtur, pse i foli atij, pse e përqafon atë, kush është ky djalë që ke bërë like, pse e bërë folloë. Kurrë për asnjë moment nuk ka tentuar të ndryshojë diçka tek unë, më ka pranuar me të mirët dhe të këqijat e mia.

Për 1 vit më ka bërë të kuptoj se unë vlej dhe e falënderoj për të gjithë dashurinë dhe respektin që më ka dhënë deri tani,”- shkroi  Adriana Matoshi krahas një foto ku pozon me futbollistin. Ndërsa në një tjetër postim shtoi: “Duar unë, duar Keithi; Sy unë, sy Keithi; Hundë unë; hundë Keithi; Këmbë unë, këmbë Keithi; Zemër unë, zemër Keithi; Të dyve na ka krijuar i njëjti Zot! Nuk po shpërndajmë urrejtje dhe nuk jemi shembull i keq për të tjerët: jemi shembulli më i mirë për të treguar se zemra nuk gënjen kurrë. Dëgjoje zemrën për të qenë i lumtur.”

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com