
Adriana Lima më e lumtur se kurrë në krahët e të dashurit të ri
Adriana Lima, modelja e suksesshme braziliane, na ka njohur me partnerin e saj.
Bukuroshja publikoi një album fotosh nga festa e ditëlindjes së mikut së saj, ku u vu re se në të gjitha këto imazhe ajo dukej teksa përqafonte një djalë të ri, i cili ishte i veshur me një këmishë blu dhe ndjekësit janë të bindur se ai është i dashuri i saj i ri.

Pasi u divorcua nga Marko Jarić, përjetoi një romancë me shkrimtarin Metin Har dhe më pas u tha se ishte në një lidhje që nuk zgjati për shumë kohë me biznesmenin turk, Emir Uyal.
Përsa i përket jetës së saj profesionale, kujtojmë se para tre vitesh, Lima kishte sfilatën e fundit për Victoria Secret.
Supermodelja uli krahët dhe u largua nga sfilata që i dha emër dhe e bëri atë të njohur në mbarë botën.
Organizatorët i bënë asaj një surprizë të veçantë duke shfaqur një video-montazh të klipeve nga momentet e përvitshme të Victoria’s Secret. Videoja përfundoi me një mesazh “faleminderit” përpara se skena të errësohej dhe Lima të shfaqej në pasarelë.
37-vjeçarja më pas sfiloi për herë të fundit me shumë emocione ndërsa të ftuarit iu ngritën në këmbë në shenjë respekti.