Adelina Tahiri rrëfen historinë prekëse të jetës së saj
Adelina Tahiri, këngëtarja e njohur, ka qenë e ftuar për të dhënë një intervistë tek “Live from Tirana”, këngëtarja ka folur më shumë për marrëdhënien që ka me nënën e saj. Ndër të tjera, Adelina ka zbuluar se është bullizuar kur ka qenë fëmijë.
“Unë me mamin tim dukemi si shoqe duke qenë se ajo është bërë nënë shumë e re në moshë. Mami ka një trup të mirë dhe uroj të kem fatin të dukem si ajo në moshën e saj. Unë nuk kam shoqe të afërta sepse më kanë zhgënjyer. Që e vogël kur isha 12-13 vjeçe mami më ka thënë që të njëjtin problem ka edhe ajo. Gjithmonë isha e para në shkollë, që vishesha më bukur, isha e para në gara dhe lindte xhelozia, më bullizonin. Kam pasur gjithmonë shokë që edhe ata më pas u dashuronin.(qesh)
Mami më ka thënë që këtë gjë e kam përjetuar edhe ajo dhe nëse do të jesh e lumtur duhet të më kesh afër vetes. Me kohë duhet të afrohemi dhe më afroi vetë dhe diskutoj çdo gjë me të. Ne nuk kemi një raport prind-fëmijë por jemi shumë e më shumë me njëra tjetrën.
Mamin e kam pasur me vete kudo madje edhe në një moshë të rritur. Kolegët përherë më ngacmonin duke më thënë që: “Akoma me mamin ti?”. Unë e ndiej atë tamam si shoqe. Sot e kësaj dite bashkëshorti më thotë që fol njëherë me mamin pastaj më merr mua. Sa i përket marrëdhënies time me bashkëshortin mami ka qenë dakord sepse më ka parë të lumtur. Kam pasur edhe lidhje të tjera përpara bashkëshortit tim dhe mami asnjëherë nuk i ka pëlqyer”, ka treguar Adelina.