A$AP Rocky & Rihanna po luten që fëmija i tretë të jetë vajzë…
Superylli Rihanna, konfirmoi shtatzëninë e saj në Met Gala 2025 dhe tashmë është nënë e dy djemve, Riot, 2 vjeç dhe RZA, 3 vjeç, me partnerin e saj, A$AP Rocky. Në një intervistë për revistën ELLE, reperi ka zbuluar se ai dhe Rihanna janë duke shpresuar që këtë herë të sjellin në jetë një vajzë.
“Shpresoj të jetë vajzë. Me të vërtetë e dua këtë. Po lutemi që të jetë vajzë,” tha ai.
“Herën e parë donim të dinim gjininë e bebes. Herën e dytë nuk donim. Këtë herë, të tretën, nuk duam ta dimë deri në momentin që… e dini vetë. “Kam ndjesinë që do të jetë vajzë. Kjo shtatzëni është krejt ndryshe nga dy të parat. E ndjen nga përjetimi”, u shpreh ai.