Sorry, no posts matched your criteria.

A kanë komunikuar me njëri-tjetrin pas mbarimit të “BBVIP”? Ilir Shaqiri thumbon Donald Veshajn: Unë do ta pranoja…

Donald Veshaj dhe Ilir Shaqiri, ishin dy finalistët të cilët mbetën deri në fund të lojës për të fituar çmimin e madh të “Big Brother VIP”, ku ky i fundit arriti të triumfojë. Dyshja ishin më të përfolurit në të gjithë shtëpinë ku shikoheshin gjithashtu dhe si rivalë të fortë.

Shpesh herë ata kanë hasur debate të forta me njëri-tjetrin por kanë pasur dhe momente ku midis tyre arrihej të kishte paqe.

I ftuar në “Shqipëria Live”, balerini ka treguar sesi është marrëdhënia mes tij dhe aktorit të humorit pas mbarimit të spektaklit. Iliri zbuloi se ai dhe Donaldi kanë pasur kontaktin e tyre të vetëm në partyn privat të organizuar për të gjithë ish-banorët. Sipas tij marrëdhënia që kanë pasur brenda shtëpisë do të mbetet njësoj dhe jashtë pasi ata kanë mundur ta njohin njëri-tjetrin gjatë gjithë qëndrimit të tyre.

 “Me Donaldin unë jam takuar tek party nuk ka asnjë lloj komunikimi, jemi parë jemi përshëndetur. Ka qenë Iliri ai që është afruar drejt Donaldit që të jemi saktë. Ka ndodhur ajo gjëja që unë kisha parashikuar brenda shtëpisë që Iliri thoshte për atë lloj jetese që kemi bërë brenda shtëpisë, për atë lloj dikustimi për atë lloj shoqërie nuk ka sesi të jetë ndryshe jashtë shtëpisë. Nuk mund të ketë miqësi sepse kur diçka nuk funsksionon dhe të jetosh me dikë 24 orë i njef të gjithë prizmat e njëri-tjetrit”, rrëfeu balerini.

Fitorja e Ilirit nuk u prit aspak mirë nga Donaldi i cili direkt mbas spektaklit ka bërë disa veprime duke treguar pakënaqësinë ndaj produksionit. I pyetur se çfarë mendimi kishte për ‘shqiptarët të cilët nuk e pranojnë dot humbjen’, balerini tha se jo të githë janë njësoj dhe u shpreh se nëse do të kishte humbur ai sërisht do të kishtë dalë i fituar nga ajo shtëpi duke thumbuar kështu aktorin e humorit se të njejtën gjë duhet të bënt dhe ai.

“Shqiptari është një njeri më shumë karakrter dhe falë saj në të mirë dhe në të keq, unë nuk besoj se të gjithë shqiptarët nuk e pranojnë humbjen. Un po të kisha humbur atë natë do të kisha dalur shumë plot nga ajo shtëpi me apo pa fitore sepse unë kam qenë jashtëzakonisht i qetë për atë që kam treguar për atë që kam qenë dhe për atë që kam dashur të realizoj, figurën e Ilir Shaqrit jashtë kontekstit të artit. Njerëzit këtë gjë e vlerësuan linjën e Ilirit që nuk pati asnjë lloj karakteri tjetër, kështy që unë nga ajo shtëpi dilja shumë plot. Unë do të isha nga ata shqiptarë që do ta pranoja humbjen”.- u shpreh Iliri.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com