Sorry, no posts matched your criteria.

A janë pajtuar Fifi dhe Mentor Haziri katër vite pas sherrit tek “Kënga Magjike”?

Mentor Haziri ka qënë i ftuar në emsionin “E Diell” ku mes të tjerash foli dhe për një nga debatet që pati me Fifin. Ai tregoi se me këngëtaren nuk ka asnjë kontakt dhe nuk i pëlqen të flitet më kjo temë pasi nuk ja vlen të diskutohet.

“Nuk kam komunikim apo kontakte. Nuk ka qenë asgjë e rëndësishme. Ishte thjesht një votim tek “Kënga Magjike” dhe nuk ia vlen të flasim për atë gjë”- u shpreh ai.

Çdo gjë nisi në edicionin e “Kënga Magjike” në vitin 2018, kur Mentori komentoi performancën e Fifit dhe cilësoi se ajo kishte stonuar.

Mentori u shpreh se kjo ishte diçka që skishte rëndësi dhe se shkak i hatërmbetjes mes tyre u bë pikërisht votimi tek ky Festival.

Fifi i tha Mentorit se nuk është në formën e tij më të mirë artistike siç ishte kur këngët ia prodhonte Flori Mumajesi. Që atëherë dy këngëtarët kanë patur mjaft debate nëpër rrjetet sociale dhe mesa duket nga deklarata e fundit nuk e paskan gjetur gjuhën e përbashkët.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com