A është pajtuar me Keisin? Përgjigja e Stresi na bëri konfuz
Stresi dhe Keisi janë ndër çiftet me historinë më të trazuar. Ata jetojnë në vende të ndryshme dhe shpesh-herë nuk janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrin, gjë që ka çuar në aludime se çifti mund t’i ketë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Në një bashkëbisedim që Stresi kishte me ndjekësit në Instagram, ai ju la hapësira që ta pyesnin lidhur me jetën personale.
I pyetur nëse është ndarë nga gruaja, ai nuk ka hezituar të japë një përgjigje ndonëse nuk tha asgjë konkrete. “A je ndarë me gruan tënde Keisin se të gjithë jemi kuriozë?”, ka qenë pyetja e njërit prej ndjekësve. “Do ta kuptoni shumë shpejt”, ka thënë ai.