Sorry, no posts matched your criteria.

A është ndarë Stine nga bashkëshortja e tij? Ja çfarë thotë ai

Stine, këngëtari i njohur, ka qenë i ftuar së fundmi në “Glamour Zone”, ku ka treguar se çfarë ka ndodhur me jetën e tij dhe u ka dhënë fund njëherë e mirë zërave që flasin për një ndarje të mundshme mes çiftit.

Ester Bylyku: Njerëzit të dijnë të ndarë ty dhe Gracielën, si është e vërteta?

Stine: Kush tha që jemi ndarë? Jemi bashkë

Ester Bylyku: Google e thotë, çdo njeri që përdor internetin e di. A keni qenë të ndarë?

Stine: Kemi qenë të ndarë, por tani jemi bashkë. Ajo ka qenë thjesht një fazë.

Kujtojmë se në vitin 2016, këngëtari i njohur Stine dhe partnerja e tij, Graciela, u bënë prindër për herë të parë.

Graciela solli në jetë një vogëlushe të cilën e pagëzuan me emrin Estia.

Marrëdhëniet mes çiftit kanë pësuar krisje herë pas here dhe lajmi që bëri bujë në media ishte deklarata e Stines në Instagram, ku lajmëroi fansat se ishte ndarë nga partnerja e tij.

Por duket se dyshja nuk qëndroi dot për shumë gjatë larg njëri-tjetrit dhe u bashkuan sërish para një viti. Mirëpo zërat për krisje të marrëdhënies së tyre kanë vijuar gjatë kësaj kohe.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com