Sorry, no posts matched your criteria.

Asteroidët kanë sjellë jetën në Tokë? Studimi i “udhëtarit” Bennu zbulon detaje të jashtëzakonshme…

Informacionet që shkencëtarët po vijojnë të zbulojnë nga 121 gramët e materialit të sjellë në Tokë në vitin 2023 nga asteroidi Bennu, janë vërtetë befasuese.

Analizat e fundit kanë identifikuar një përbërës shumë të rëndësishëm; sheqerin ribozë i cili është një element thelbësor i molekulës së ARN-së. Sipas studiuesve, pikërisht ky përbërës plotëson inventarin e përbërësve të domosdoshëm për jetën.

Derimë tani, kampionet e Bennu që u siguruan falë misionit OSIRIS-REx të NASA-s, kanë treguar një pasuri substancash organike si uji, karboni, aminoacidet, disa molekula komplekse dhe 5 baza azotike që formojnë AND-në dhe ARN-në. Gjithësesi, këto baza nuk mund të qëndrojnë të bashkuara pa një sheqer me 5 atome karboni; pikërisht ribozën për ARN-në ose deoksiribozën për AND-në.  

“Të gjithë përbërësit për formimin e një molekule ARN-je ishin të pranishëm në asteroidin Bennu.” – thuhet në një prej studimeve të udhëhequra nga Yoshihiro Furukawa i Universitetit të Tohokut në Japoni. Gjithashtu, ai ka konfirmuar praninë e ribozës në kampione, së bashku me glukozën, sheqeri bazë që përdoret nga organizmat e Tokës për energji.

Por dy studimet e tjera zbulojnë praninë e një substance “ngjitëse” të panjohur më parë dhe të grimcave të supernovës, çka hedh dritë mbi origjinën e këtij asteroidi të lashtë.

Pavarësisht se këto zbulime nuk mund të konfirmojnë me siguri prezencën e jetës, sipas NASA-s, kombinimi i sheqernave, aminoacideve, bazave azotike dhe acideve karboksilike tregon se blloqet e molekulave biologjike kanë qenë të shpërndara gjerësisht në sistemin diellor. Kjo përforcon idenë se asteroidët mund të jenë shkaktarët e vërtetë të sjelljes në Tokë të përbërësve të nevojshëm për lindjen e jetës.

Edhe pse këto substanca të gjetura nuk përbëjnë provë të drejtpërdrejtë për jetë jashtëtokësore, ato tregojnë qartë se përbërësit bazë të biologjisë që ne studiojmë kanë ekzistuar në hapësirë shumë përpara shfaqjes së jetës në Tokë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com