Sorry, no posts matched your criteria.

Alketa Vejsiu “i shpall luftë vulgaritetit” në Big Brother VIP Kosova: Jo porno në mes të ditës…

Ditën e sotme, Alketa Vejsiu ka shfrytëzuar profilin e saj në Instagram për të bashkëbiseduar me ndjekësit e saj të shumtë.

Nëpërmjet opsionit “ask”, ajo u ka dhënë mundësinë shumë njerëzve që të vendosen në pozicionin e intervistuesit, për t’i bërë asaj pyetje nga më të ndryshmet, për të shuar kuriozitetin e tyre por edhe për të provokuar disi, pse jo.

Ndër pyetjet e shumta rreth karrierës, fillimeve të saj, për dashurinë etj., Alketa u pyet edhe për mendimin e saj për “Big Brother VIP Kosova”, si një person me një eksperiencë të gjatë në televizion.

“Duhet ta bëja një edicion unë. Në rolin e producentes dhe të gazetares në një reality show s’më keni imagjinuar, por do të ishte bast i fituar. Do ta prezantoja mirë; do të ngrija nivelin se te Big-u i Kosovës mesa shoh në rrjetet sociale është tejkaluar çdo limit etik. Nuk jam për porno në mes të ditës kurrësesi!” – shkruan pa ndrojë Vejsiu, e cila shprehet se do të zgjidhte një strategji tjetër për ta bërë të suksesshëm programin, jo bazuar në tërheqjen seksuale.

“S’do shisja gjithçka për suksesin e një formati televiziv. TV ka një mision: është hapësirë shumë e privilegjuar. Lëre pastaj modelet që serviren, njerëzit që futen. Ka personazhe interesantë, ka pastaj njerëz që nuk di se çfarë përfaqësojnë, me çfarë statusi futen. Pse duhet të bëhen model disa modele që s’përfaqësojnë asgjë, veç tundin të pasmet dhe na japin leksione erotizmi?” – shkruan ndër të tjera Alketa, e cila krahas podcastit të saj “Inspire”, aktualisht është edhe në drejtim të programit me në qendër fëmijët e talentuar “X Factor Kids”.

Ajo e ka mbyllur përgjigjen e saj se në fakt nuk konteston aspak formatin, i cili e ka treguar me kohës se është i suksesshëm.

“Mendoj që duke rritur nivelin e personazheve dhe narrativën, sukses dhe lajm mund të prodhohet njësoj. I shpall luftë vulgaritetit dhe ata që futen do të doja shumë të kishin ç‘të tregonin e të sillnin.” – mbyll mendimin e saj Alketa, duke u shprehur se ajo çka thotë nuk vlen për të gjithë, pasi ka edhe personazhe interesantë.

Nuk dimë nëse Alketa i referohet ndonjë personazhi specifik në BBVK apo ka një mesazh indirekt për autorët, ama duket si një mendim i strukturuar dhe i ndërtuar jo “sot për sot”. Ndoshta mendimi i saj mund të jetë krijuar vërtetë vetëm nga disa video në rrjetet sociale, ama sido që të jetë, për drejtuesit e këtij formati në Kosovë mund të jetë edhe një kritikë konstruktive. Gjithësesi, një Big Brother me producente Alketa Vejsiun na bën kuriozë të gjithëve, por deri atëherë na duhet të presim…

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com